Vendosni fjalën kyçe....

Borrell dëshiron që marinat e vendeve të BE-së të patrullojë ngushticën e Tajvanit


Marinat e vendeve evropiane duhet të ‘patrullojnë’ ngushticën e Tajvanit, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke argumentuar se masa do ndihmonte në ruajtjen e ‘status quo-së’ në rajon. Diplomati e nxori idenë në një opinion të botuar nga Journal Du Dimanche të shtunën.

BE vazhdon ta shohë Kinën si ‘partner, konkurrent dhe rival në të njëjtën kohë’, në përputhje me strategjinë e saj të miratuar në vitin 2019, shkroi Borrell.

Blloku duhet të afirmohet më fort për çështjen e Tajvanit, ‘që na shqetëson ekonomikisht, komercialisht dhe teknologjikisht’, argumentoi ai.

“Kjo është arsyeja pse unë i bëj thirrje marinave evropiane të patrullojnë ngushticën e Tajvanit për të nënkuptuar angazhimin e Evropës për lirinë e lundrimit në këtë zonë absolutisht thelbësore,” vazhdoi ai.

“Për Tajvanin, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Sipas mendimit tonë, ekziston vetëm një Kinë. Por jo me kushte dhe sigurisht jo përmes përdorimit të forcës”, shkroi Borrell, duke pretenduar se ‘shumica dërrmuese e tajvanezëve besojnë se ruajtja e status quo-së paqësore është zgjidhja më e përshtatshme’.

Zyrtari i BE-së u zotua t’ua dërgojë idenë e kryerjes së patrullimeve, ministrave të Jashtëm të bllokut të hënën, kur ata do mblidhen për të diskutuar politikat e Brukselit ndaj Pekinit.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se patrullat duhet të vendosen me kujdes dhe vendet e BE-së duhet të ‘jenë vigjilente kundër provokimeve’.