Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënon Lista Serbe: S’do lejojmë të udhëhiqemi nga ata që kanë 2 për qind të votave në veri


Nënkryetari i Listës Serbe Mian Radojiçiç deklaroi mbrëmjen e sotme se serbët në veri të Kosovës nuk do lejojnë të udhëhiqen nga ata që kanë fituar me një apo dy për qind të votave.

“Atyre që mendojnë se me një apo dy për qind të votave mund t’i udhëheqin komunat në veri, më duhet t’u them se populli serb kurrë nuk do t’ua lejojë këtë.” – ka thënë Radojiçiç.

Radoiçiq ka thënë se së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ‘do vazhdojnë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre’.

Reagimi i tij erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje e PDK-ja u shpallën fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.