Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: Rruga Gjirokastër-Sarandë pa murë mbrojtëse, ARRSH-ja vetëm mbush gropat


Një qytetar ka denoncuar mungesën e mbrojtëseve në rrugën Gjirokastër-Sarandë, 60 kilometra e gjatë.

Sipas tij, kjo rrugë është tejet e rrezikshme për shkak të terrenit të pjerrët e kthesave të shumta, sidomos pranë Qafës së Muzinës.

Qytetari tha se pak ditë më parë ka bërë aksident në këtë rrugë duke dalë prej saj dhe nëse rrugado kishte pasur mure mbrojtëse, kjo s’do kishte ndodhur.

“Ndodhemi në afërsi të Qafës së Muzinës, ku pas krahëve të mi, në një gjatësi gati 40 metra ka mungesë të mureve mbrojtës. Në këtë rrugë të ndërtuar 6 dekada më parë mungon edhe ndriçimi. ARRSH-ja ka kryer rehabilitim të pjesshëm dhe kryesisht mbushjen e gropave, por kurrë ndonjë investim të plotë për zgjerimin apo eliminimin e kthesave të forta. Ky në fakt është një segment tjetër, në afërsi të Qafës së Muzinës që përbën  problematikë, pasi ka mungesë të mureve mbrojtëse. Shumë rrugë e keqe është. Nuk ndihemi të sigurt. Duhet të ketë mur mbrojtës. Po të kishte mur mbrojtës nuk do të kisha dalë nga rruga.” – tha i aksidentuari, shkruan Shqiptarja.