Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me policinë te Petro Nini, humb ndjenjat banorja


Një banoreje i ka rënë të fikët pas përplasjes me forcat e policisë që shoqërojnë punonjësit e përmbarimit që kanë vajtur të prishin disa banesa në zonën e Petro Ninit në Tiranë.

Avokati i banorëve ka deklaruar se ndaj përmarimit ka një kallëzim penal dhe se vendimi është i paligjshëm. Ai ka deklaruar se nëse përmbaruesi zbaton vendimin e ka vendin në burg duke qenë se çështja është ende në proces gjyqësor.

Banorët vijojnë të qëndrojnë pranë banesave të tyre dhe po bëjnë çmos që t’i mbrojnë ato nga shembja. Policia ka shoqëruar një numër baorësh në komisariat ndërsa i kanë larguar me forcë nga shtëpitë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *