Vendosni fjalën kyçe....

Humb ndjenjat teksa drejtonte taksinë te Kthesa e Kamzës, ndërron jetë 61-vjeçari


Një taksist ka humbur ndjenjat teksa drejtonte taksinë te Kthesa e Kamzës dhe më pas ka ndërruar jetë.

Shërbimet e ambulancës konfirmuan humbjen e jetës së shtetasit A.Z 61-vjeç ku dyshohet se shkaqet të jenë natyrale.

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.