Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në malin e Moravës në Korçë, plagosen shoferi dhe pasagjeri


Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën e Malit Moravë, në Korçë.

Mësohet se 36-vjeçari me inicialet F.K ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi” duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, shoferi së bashku me pasagjerin 32-vjeçar me inicialet Dh.G kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 04:00, në rrugën e Malit Moravë, Korçë, shtetasi F. K., rreth 36 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi Dh. G., rreth 32 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.