Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Shkodër, pasi jepte dëftesa false kundrejt 3200 eurove, në pranga edhe sekseri


Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtori e shkollës 9 vjeçare në fshatin ‘Hot i Ri’, pasi është kapur në flagrancë duke lëshuar diploma false kundrejt shumës 3200 euro.

Në pranga ka rënë 54 vjeçari Gjovalin Kodra, drejtor i shkollës 9 vjeçare dhe bashkëpunëtori i tij Gjin Fusha i cili luante rolin e sekserit.

Këta dy persona duke përdorur vulën e një shkolle të mesme në fshatin Breg Lumi, bashkëpunonin me njëri tjetrin për të falsifikuar dëftesa false të cilat më pas ua shisnin personave të ndryshëm në këmbim të shumës 3200 euro.

Në cilësinë e provës materiale, 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular, si dhe shumat e parave 640 euro dhe 16 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.