Vendosni fjalën kyçe....

Tre të arrestuar në Shkodër e Fier


Tre persona janë arrestuar në Shkodër e Fier pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

Në Shkodër janë prangosur një 38-vjeçar ukrainas me iniciale S.B., që u kap në Muriqan pasi tentoi të dilte nga vendi ynë duke fshehur kanabis në automjet ndërsa në Vaun e Dejës u kap 40-vjeçari me iniciale P.K., i cili u zbulua se kishte kanabis të ndarë në doza gati për shitje.

Ndërkohë në Fier është ndaluar një 19-vjeçar me iniciale O.L. pasi gjatë kontrollit i janë gjetur doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai ishte në ‘arrest shtëpiak’ i akuzuar për armëmbajtje pa leje e shitje lëndësh narkotike.