Vendosni fjalën kyçe....

“Po zjarrfikësve pse s’ua rrisni rrogat”- Braçe pas paketës së qeverisë: Bëjnë punën më të rrezikshme e marrin 36 mijë lekë


Deputeti i PS-së Erion Braçe ka një kritikë për paketën antikrizë të prezantuar nga qeveria ditën e djeshme.

Duke iu referuar rritjes së pagave për Policinë e Shtetit, Braçe thotë se janë harruar zjarrfikësit, për të cilët thotë se paguhen 36 mijë lekë në muaj.

Deputeti socialist thotë se puna e zjarrfikësve është puna më e vështirë, më e rëndë e më e rrezikshme.

“PO ZJARRFIKËSIT?!
PO RROGAT E TYRE?!
Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të POLICISË SË SHTETIT;
Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të POLICISË SË BURGJEVE;
Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të FORCAVE TË ARMATOSURA;
PO RROGAT E ZJARRFIKËSVE, PSE JO?
Është puna më e vështirë, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë;
Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre;
NUK JANË TË TILLË ME 36 MIJË LEKË RROGË!
Nuk po ua kërkoj për vete, por për zjarrfikësit!”– shprehet Braçe në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)