Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: ODIHR njeh Berishën si kryetar të PD-së


Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel se ODIHR njeh si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.

Bylykbashi tregon se në takimin e sotëm me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glove u tregua qartë se kush është Partia Demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

“Ishim në atë takim ku zonja Glover si shefe e misionit takoi kryetarin e partisë demokratike zotin Berisha. Unë aty isha në funksionin e nënkryetarit të partisë demokratike dhe ishte zoti Kaso si sekretar për çështjet zgjedhore ashtu siç i njeh edhe raporti i vlerësimit të nevojave  që nxori ODIHR para zgjedhjeve duke njohur ekzakt kush është partia demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

Ne sot pamë sesi prevalojnë në gjykim kaq të rëndësishëm të drejtat dhe jo më pas Mero apo kabllograma që çfarëdo rëndësie kanë”, – deklaroi Bylykbashi.