Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Programit elektoral i shtohet edhe ekstradimi i Ramës në SHBA


Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për media, edhe pse u shmang nga axhenda e Gabriel Escobar, tha se i pëlqeu mjaft vizita e tij.

Berisha tha më tej se e garanton zotin Escobar se programin elektoral të tij, do shtohet dhe një pikë e cila përmban ekstradimin e Ramës në SHBA.

Berisha tha se ekstradimi i Ramës do të bëhet sapo drejtësia amerikane do ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal.

 “Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj.”, tha Berisha.