Vendosni fjalën kyçe....

Kim takohet me kreun e ILD-së: SHBA do ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri


Ditën e sotme, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin i cili drejton një prej institucuioneve kyç të Reformës në Drejtësi.

Njoftimi vjen nga ambasada amerikane nëpërmjet një postimi në facebook, e cila shkruan se SHBA do të vazhdojë të japë ndihmën e duhur në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht për ILD-në në mënyrë që të shënohen përparime në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”-shkruhet në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane.