Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Brenda 1 viti paga mesatare do shkojë 900 euro, rritet paga e mësuesve dhe e pedagogëve


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë paradite kabinetin qeveritar.

Gjatë fjalës së tij, Rama thotë se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave.

Kreu i qeverisë tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

Rama shtoi se familjet dhe bizneset e vogla do mbështeten që mos të shohin rritje në faturën e tyre dhe se kjo është detyra e qeverisë për tju dhënë shqiptarëve maksimumin e produktit nga reformat e ndërmarra.

Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptar e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë.  Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave.‘, tha Rama.

Rama vijoi se paga e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë, ndërsa ajo e pedagogëve do të rritet me 20%.

Paga e mësuesve në arsimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë,. Në arsimin bazë do të shkojë nga 74 mijë deri në 95 mijë. Këto janë shifra bazë. Kohëzgjatja në detyrë dhe nivelet e kualif8ikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë. Është koha të bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20%. Është kënaqësi e posaçme tu them infermierëve të kapin një pagë prej 87 mijë lekësh.’- u shpreh Rama.