Vendosni fjalën kyçe....

Rama për çështjen Becchetti: Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku, vijon lufta më të


Gjatë fjalës së sotme përpara kryemistrisë, kryeministri Rama u pyet nga gazetarët për çështjen Becchetti.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku sa i takon çështjes Beccetti, duke vijuar se qeveria do ta bëjë luftën me të, por shtoi se ky akt porcesi është i lidhur me konfidencialitetin.

 

‘Më dolët në këtë temë për ata që mendojnë se e mira e tyre është keqja e Shqipërisë në vend që të revoltohen se një kriminel i dënuar me 17 vite burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrijnë të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapin probleme të mëdha.

Është skandaloze ajo që ka ndodhur. Këta njerëz i kanë thënë publikut se Shqipëria i ka paguar ato para. Ju po bëni pyetjen janë bllokuar apo jo? Nuk janë farë në xhepin e mashtros dhe është momenti që tu kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer duke u thënë të kundërtën. Ne do ta bëjmë luftën me të! Aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencailitetin, detyra ime është të ruaj procesin e konfidencialitetit.

Ajo që mund t’ju them është se Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Kjo është një botë shumë e komplikuar dhe me shumë procedura. Mashtro arrin të penetron dhe e bëjnë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me institucione të tjera ndërkombëtare.’- tha Rama.