Vendosni fjalën kyçe....

50 viktima dhe 531 të infektuar në 24 orët e fundit në Itali


Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32,785, që do të thotë se janë shënuar 50 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 531 duke e çuar në 229858 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 140479, ndërsa 572 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 56594. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve që prej datës 7 mars.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *