Vendosni fjalën kyçe....

Sfidat e Vlora Hysenit në reformimin e SHISH


Nga Muhamed Veliu

Nga sot Shërbimi Inteligjent Shqiptar do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida.

SHISH duhet të përfshihet nga një reforme e thellë duke nisur me amendimin aktual të ligjit që daton nga viti 1998 e më pak ndryshime ndër vite.

Ky ligj dyhet përshtatur me sfidat e kohës.

Ligji aktual nuk përkon me sfidat aktuale të Shqipërisë vend anëtar i NATO-s e patur përballë shërbime tejet të avancuara si ato të vendeve jo mike si Rusia apo Kina.

Ndryshimi ligjit duhet t’i japi më shume kompetenca oficerëve të SHISH jo vetëm në sferën e mbledhjes të informacionit por edhe në aspekte të mënyrës operacionale.

Megjithëse janë dy drejtori të ndara, zbulimi dhe kundrazbulimi, reformimi SHISH duhet të prekë edhe këtë aspekt duke ndjekur modelin gjerman me FIS dedikuar çështjeve të brendshme dhe BND për ato të jashtme.

Apo modelit të ngjashëm të inteligjencës angleze MI5 shërbimi brendshëm dhe MI6 ai i jashtëm.

Më kryesorja dhënia punonjësve të SHISH fuqi akoma edhe më të mëdha kur vjen puna në anën operacionale.

Sikurse paga të paktën të njëjtat me agjencinë e inteligjencës të Kosovës drejtuar më parë nga Zonja Hyseni.

Është një paradoks shumë i madh.

Agjencia për Inteligjencë e Kosovës u ngrit me ndihmën e SHISH, oficerët e së cilës sot e kanë pagën 60.000 lekë në muaj një inspektor i thjeshtë, ndërsa homologët e tyre në Kosovë marrin 2500 euro në muaj.

Burime të miat në atë institucion më thonë se nepotizmi është një gangrenë prej shumë vitesh dhe duhet të zhbëhet.

Zonja Hyseni duhet t’i japë fund kulturës të mosndëshkimit penal për oficerë të SHISH të cilët përfshihen në korrupsion siç ka ndodhur me shpërdorimin e fondeve me të cilat paguhen bashkëpunëtorët, abuzimet me dietat apo shitjen e informacioneve grupeve kriminale, siç është rasti i disa zyrtarëve të një drejtorie në Juglindje të vendit.

Zonja Hyseni duhet t’i japë fund fshehjes së problemeve nga Drejtoria e Sigurisë së Personelit dhe çuarjen për ndjekje penale të të korruptuarve e jo të mjaftohet thjesht me largimin e butë të tyre nga SHISH siç ka ndodhur rëndom ndër vite.

Sikurse duhet të zbatojë disa vendime gjykate të pazbatuara nga paraardhësit e saj për rikthim në punë të shumë oficerëve të ndershm e të dedikuar të larguar për arsye politike.

Apo oficerë të tjerë të larguar me dorëheqje për arsye të keqmenaxhimit të institucionit, krahinizmit dhe kushteve të punës.

Bëhet fjalë për njerëz me ekspertizë në fushën e siguriëe kombëtare ndër vite.

Zonja Hyseni duhet të rishikojë vendimin e çarmatimit të punonjësve të SHISH pasi sot vetëm drejtorët e drejtorive dhe kryetarët e degëve mbajne armë.

Mbase Shqipëria ëshëe vend unikal në botë ku oficerët e një shërbimi inteligjent përballen në terren me lloj lloj subjektesh por janë të paarmatosur.

Në të njëjtën kohe SHISH duhet të ketë nën kontroll ish-punonjësit, ku punësohen pas largimit, në cilat vende udhëojnë dhe në çfarë aktivitetesh përfshihen.

Rasti i çuar në SPAK vitin e shkuar, i disa ish-oficerëve të SHISH kthyer në mbledhës dhe tregtarë informacionesh është mjaftueshëm alarmant.

Vlora Hyseni vihet në krye të shërbimit inteligjent shqiptar me synimin e një reforme të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Reforma sipas mendimit tim duhet të synojë disa aspekte.

Shtimin e garancive funksionale dhe operacionale që do të thotë se agjentët e SHISH nuk duhet të pengohen të vijojnë një çështje të caktuar, sidomos kur kanë subjekte të lidhura me politikën.

Duhet të marrin fund raportet e oficerëve të caktuar me politikën dhe penalizimi i tyre për bashkëpunimin me politikanë të caktuar majtas dhe djathtas.

Çështja e fundit ka të bëjë me kontrollin parlamentar të shërbimeve që është një debat botëror për masën e kontrollit të shërbimeve sekrete.

Për mendimin tim kryesfida e Vlora Hysenit do jetë shfarosja e segmentizimit politik brenda në SHISH.

Për ta mbyllur po citoj një shprehje të Markus Wolf, ish-drejtues i lartë i shërbimeve sekrete gjermano- lindore me nofkën “Njeriu pa Fytyrë” pasi deri në vitin 1987 nuk kishte asnjë foto te tij.

Ai thotë:

“Shërbimet inteligjente jane shprehje e rendimentit të politikës ose politik. Një klasë politike e korruptuar sjell edhe shërbime sekrete të korruptuara”.

PS: Ky shkrim shpreh pikëpamjet e mia personale për këtë cëeshtje dhe jo të institucionit ku unë punoj.