Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Tre alternativa për transportin falas dhe një plan nëse dështojnë të tria


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi deklaroi në studion e Debatit në A2 CNN se transporti falas është 100% i prekshëm dhe i realizueshëm, mjafton vetëm vullneti politik.

Kwlliçi dha 3 alternativa se ku do t’i gjejë paratë për këtë premtim elektoral, për të cilin u zotua se do të jetë për të gjithë qytetarët e Tiranës për 4 vite të mandati të parë.

“Transporti falas 100% i prekshëm dhe i realizueshëm. Është vetëm çështje vullneti politike dhe vizioni të një administrator qyteti që duhet të ketë prioritet qytetarin, transport falas të plotë për 4 vite për gjithë qytetarët e Tiranës. Ky  shërbim përdoret nga 200 mijë qytetarë në ditë. Një pjesë marrin lehtësira, abone e përfitime dhe çdo ditë paguhen 140 mijë bileta 400 lekëshe. Që do të thotë se kjo shifër është 56 milionë lekë të vjetra në ditë dhe 1.5 milionë euro në muaj, në vit 18 milionë euro në vit. Nga këto 18 milionë euro, Bashkia subvencionin 1.5 milionë në vit, mbetemi te 16.5 milionë euro. E gjithë kjo shërbesë kushton 16.5 milionë euro në vit.

Ku do gjendet paratë për transportin falas?

Nëse sot paguajmë 14 milionë euro për incenerator fantazëm në Tiranë dhe kjo s’ka të bëjë  me tarifën e pastrimit. Ne paguajmë për një shërbim që nuk e marrim. Unë pas 14 majit do të ftoj median SPAK-un dhe prokurorinë dhe do shkoj personalisht ne landfilldin e sharrës për të parë a trajtohen mbetjet në sharrë. Nëse kjo ndodh unë do shlyej detyrimet. Pa shkuar ën arbitrazh, por nëse kjo nuk ndodh do të ndaloj pagesat dhe do i përdor për transportin falas dhe do kallëzoj penalisht personat përgjegjës.

Transporti kushton 1.5 milionë euro në muaj që do të thotë vetëm zbardhja e 2 lejeve të ndërtimit nga 100 në muaj. Me këto 2 leje mbulohet i gjithë transporti publik falas.

Duhet të kuptoni që në raportin e BB del që administrata tatimore e paaftë për të mbledhur 38% të taksave, që do të thotë ka informalitet dhe korrupsion të madh.  Një nga këto është tarifa  e hapësirës publike që kam premtuar ta përgjysmoj, se i hap rrugë korrupsionit. Tarifa e pastrim-gjelbërimit që nuk mblidhet rregullisht.

Këlliçi ka një tjetër plan nëse dështojnë të tre alternativat e mësipërme për të përmbushur premtimin e transportit falas për banorët e kryeqytetit.

Me programin e ri të uljes së taksave dhe heqjes së taksave të infrastrukturës arsimore që është antikushtetuese do bëj të mundur zgjerimin e gamës së bizneseve që paguajnë rregullisht.  Me prezantimin e taksës ë sheshtë. Me të njëjtën filozofi do të futem në Bashkinë e Tiranës që do të thotë 60 milionë euro më shumë taksa në buxhet.

Nëse bien të tre këto opsione, 16.5 milionë euro janë vetëm 6.8% e buxhetit total të bashkisë. Edhe nëse nuk bëhet asnjë nga këto ndërmarrje bashkiake që shërbejnë për të punësuar gazetarë part time do të marrë fund. 6.8% e buxhetit të bashkisë janë një shans i humbur për t’ia përkthyer në shërbim qytetarëve transportin publik falas. Kryetari i bashkisë duhet të jetë njeri serioz jo që shpërndan supë, që i përkthen taksat në shërbime e investime. Unë do ta dedikoj 6.8 % të buxhetit për qytetarët e transportin falas këto do i marr nga dieta, mobilim zyrash dhe shërbime operative që janë të panevojshme për qytetarin e Tiranës”.