Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, kamioni përplas 32-vjeçarin


Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, i cili është përplasur nga një kamion dhe i ka shkaktuar atij vdekjen.

Policia njofton se i riu është 32 vjeçari O.D., ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.