Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Energjia pozitive e ekipit na jep garanci të plotë për fitoren e Këlliçit


Koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka mbajtur mbledhjen e shtabit të përbashkët në Njësinë Nr.9 në Tiranë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi është shprehur optimist pas kësa mbledhjeje dhe nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se më 14 maj do të vijë ndryshimi për Tiranën. Duke u ndalur tek kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i dalë nga Primaret, Belind Këlliçit,Blushi thotë se programi i tij është i shkëlqyer dhe do të pasojë me fitore.

Në mbledhjen e Shtabit të përbashkët të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Njësisë Nr.9 në Tiranë.

Falenderim dhe mirënjohjen më të madhe të gjithë drejtuesve të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike në Njësinë Nr. 9 për bashkëpunimin e frytshëm në terren.

Fryma motivuese dhe energjia pozitive e ekipit është e jashtëzakonshme dhe na jep garancinë e plotë për fitoren e padiskutuar të Belind Këlliçit më 14 Maj!

Këtë entuziazëm dhe besim ta çojmë në çdo zemër, derë më derë, në çdo shtëpi dhe biznes, në çdo rrugë dhe lagje të Tiranës që kërkon shpresë dhe mezi pret Ndryshimin e Madh që po afron.

Me planin e shkëlqyer të Belindit Bashkë Fitojmë për Tiranën dhe për të gjithë qytetarët e saj!”, ka shkruar në Facebook, Tedi Blushi.