Vendosni fjalën kyçe....

69 të vdekur pas shpërthimit në xhami, afganët kërkojnë trupat nëpër rrënoja


Gjatë njerëz kanë humbur jetën pas shpërthimeve me bomba gjatë lutjes së të premtes në një xhami në Afganistan.

“Reuters” shkruan se ksplozivët u vendosën brenda xhamisë në zonën Jaëdara të rrethit Haska Mena. Mëngjesin e së shtunës, policia dhe banorët vijojnë të kontrollojnë për më shumë trupa nën rrënojat e xhamisë.

Një nga anëtarët e këshillit provincial, Sohrab Qaderi, tha se xhamia që ka një kapacitet prej më shumë se 150 adhurues, ishte plot me njerëz në momentin kur shpërtheu bomba.

“Trupat e 69 personave, përfshirë fëmijë dhe pleq, u janë dorëzuar të afërmve të tyre,” tha Qaderi, duke shtuar se më shumë trupa mund të jenë nën rrënoja.

Ditën e djeshme zyrtarët raportuan se kishin humbur jetën 62 dhe rreth 50 të tjerë kishin mbetur të plagosur. Deri mëngjesin e sotëm numri i viktimave u shtua në 69.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por qeveria akuzoi kryengritësit talibanë, të cilët kundërshtojnë ligjin e rreptë islamik pasi u rrëzuan nga pushteti në 2001 nga forcat e drejtuara nga SHBA-ja.

Mirëpo Suhail Shaheen, një zëdhënës i Talibanëve, mohoi që grupi ishte përgjegjës.  Bashkimi Evropian tha se sulmi ka për qëllim të prishë shpresat për paqe dhe pajtim në Afganistan. Talebanët dhe Shteti Islamik po veprojnë në mënyrë aktive në pjesë të Nangarharit, i cili ndan një kufi me Pakistanin në lindje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *