Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi reagon ndaj shkrimit të Top Channel: Kronika të financuara nga para të vjedhura, shihemi në gjykatë


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga Top Channel mbi disa llogari bankare dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shorë të kontrolluara nga biznesmenë rusë.

Kryemadhi në një reagim të shkurtër thotë se shkrimet janë të financuara nga para të vjedhura nga shqiptarët.

Ish-drejtuesja e LSI-së ka paralajmëruar përballje në gjykatë për shkrimet.

Me shkrime, kronika dhe TV që financohen nga para të vjedhura nga shqiptarët, ka vetëm një rrugë dhe ajo është rruga gjyqësore. Shihemi në gjykatë”-shkruan Kryemadhi.