Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Po i jepni goditje fatale shtresës së mesme, egzistenca e saj jetike për shoqërinë e vendit


Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se për shkak të politikave të kësaj qeverie, 30% e qytetarëve kanë braktisur vendin në tetë vite.

Berisha tha qeveria po i jep goditje fatale shtresës së mesme, egzistenca e së cilës është jetike për shërbimet e shoqërisë shqiptare.

Sot ju kaloni në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkueshme për shpopullim në konventën e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si akt gjenocidi. Në 8 vite keni përzënë 30% të shqiptarëve. Tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme, po e shkatërroni këtë shtresë, ekzistenca e së cilës është jetike jo vetëm për sistemin, por edhe për shërbimet që i ofrohen shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

Më tej Berisha gjatë fjalës së tij, ngriti sërish çështjen për aferën McGonigal, ku deklaroi se i kanë ardhur lajme  se gjykata në New Yourk ka bërë zbulime tronditëse të McGonigal me Edi Ramën.

Jam me zërin tim të protestës dhe dënoj miratimin e këtij ligji, si një ligj që krijon kushte të shkatërrohet shtresa e mesme. Kjo shtresë nuk ju konvenon juve, nuk ju përshtatet dhe nuk ndjek politikat tuaja. Por tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se gjykata në New Yourk ka bërë zbulime tronditëse të Mc Gonigla me Edi Ramën. Është vendosur nga gjykata që të konfiskojë pasuritë e Mcgonigal. Komisioni Hetimor parlamentar për të zbuluar dhe gjetur pasuritë e McGonigal në Shqiëri është jetike, q i vendosi me Duckën, Nezën dhe Ramën. Afera McGonigal do e ndjekë Ramën deri në fund të ekzistencës së tij. McGonigal ishte një tradhtar. Një hije e zezë bie sot mbi të gjithë ju. Jo se keni afera personale me McGonigal, por se njeriu që mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij. Drejtësia amerikane po gjen dhe zbulon fakte të reja. Do ngremë komision parlamentar për të gjetur fakte të reja që Edi Rama del fund e krye i zhytur.” tha Berisha.