Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës s’e ndalin protestën: Të na verifikojnë pronat, kam shishe benzine me vete…


Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë kundë projektit të rrugës Thumanë-Kashar.

Ata kërkojnë vlerësim të pronave të tyre me vlerën e tregut ndërsa kanë kërkuar verfikimin e pronave të tyre nga autoritetet shtetërore.

Banorët thanë se kanë kërkuar takim me ministren e Infrastrukturës Balluku disa herë për të marrë përgjigje lidhur me projektin.

“Projekti është bërë pa marrëveshje, nuk është pyetur askush. Vendimi për shpronësim nuk ka dalë. Akoma nuk del projekti për këto 2.2 km rrugë. Ku janë rrugët dytësore? Ku janë rrugët dytësore? Çfarë duhet të bëjnë banorët e Berxullit. Nuk ka asnjë lloj reagimi, dhe as informacion që të na jepet në rrugë zyrtare apo informale. Kemi bërë një takim para 5 ditësh me kryetarin e Bashkisë dhe me firmën, për negociata. Përgjigja e tyre; nuk kemi akoma të përfunduar projektin për nënkalimin dhe rrugën dytësore.

Në Bërxullë nuk ka punime. Do protestojmë para Hipotekës se kemi kaq kohë që kërkojmë që të bëhen certifikimi i pronave. Zonjës Bici i kërkoj që të ndërhyrjë në Hipotekë dhe të verifikojë pronat dhe banesat. Kanë gjetur një gjë që çdo 6 muaj ndërrojnë drejtorët e Hipotekave. Askush nuk ndiqet penalisht, por i kërkojnë llogari popullit. Të gjitha lejet e ndërtimit të verifikohen. Ku do shkojnë ata që do iu shemben banesat? Ku do akomodohen? Sot është data 28 mars, është dimër. Nuk vjen Balluku se e ka për turp që të takojë punëtorët dhe fshatarët e varfër. Vetëm unazën mund ta ketë me diamante, me gjona. Ajo nuk vjen, edhe pse i kemi bërë thirrje përditë.” – tha një prej banorëve.

Ndërsa njëri nga protestuesit tha se në Bërxullë nuk do ketë punime për aq kohë sa nuk ka një marrëveshje me banorët e zonës që preken nga projekti i rrugës.

”Në Bërxullë nuk ka punime, nuk do bëhen për aq kohë sa s’ka marrëveshje me ne. Firma është në ajër, po shteti? Çdo 6 muaj që i ndërrojnë drejtorët e hipotekës që mos japin llogari. Llogari i kërkohet vetëm popullit. Nuk jepet prona siç duan këto, pronat i kemi prej vitesh të trashëguara. Jemi në mëshirë të fatit pa asnjë lloj mbrojtje. Do fillojmë të marrim masa ekstreme. Të nisin dialogun ose do marrim masa ekstreme. Ne kështu nuk mund të vazhdojmë. Ne nuk duam të shkojmë në akte dhune dhe vandale.” – tha protestuesi.

Një banore e zonës paralajmëroi se do i vërë flakën vetes në rast se nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre.

Ajo tha se është invalide dhe banore autoktone e zonës ndërsa bëri thirrje që përfaqësuesit e shtetit të shkojnë në zonë e të takohen me banorët.

“Shteti shqiptar, bashkë me Ballukun, me Elvis Berberin, janë qytetarët më të ndyrë të këtij vendi. Nuk na lënë të protestojnë. Shteti shqiptar duhet të vërë gishtin kokës, të bëjë vlerësim të pronave. Gener 2 po bën lojëra të mëdha. Edhe një firmë dyshekësh po e fusin në kurth. Ne nuk do të dorëzohemi. Pronat dhe shtëpitë nuk do t’i dorëzojmë për këtë shtet dhe ne rrimë 6 muaj rrugëve. Ne nuk kemi dalë për qejf në rrugë. Jam invalide, shteti nuk mund të më hedhë në rrugë. Ku është ky shtet? Ku janë këto shoqata? Pse nuk vjen shteti që të na takojë.

Kryeministri na prezanton kandidatët për kryetar bashkie, po ne po rrimë rrugëve. Populli nuk ka bukë të hajë, sa i ka çuar të gjithë shqiptarët të shkojnë drejt vetëvrasjes. Ne do bëjmë akte më të rënda. E kam benzinën me vete dhe policia s’ka ça të më bëjë. Do e nxjerr këtu, kam dhe shkrepse. E kam benzinë, do e përdor kur të më dojë qejfi. S’kam frikë. Jam heroinë si Shote Galica. Ku jeni ju polica? Po na shtyni në rrugë. Toka e fshatit tonë është, s’na e ka dhënë qeveria, por e kanë pronarët e Bërxullit. Jemi autoktonë.” – tha ajo.