Vendosni fjalën kyçe....

Tottenham shkarkon Antonio Conten


Tottenham ka shkarkuar trajnerin Antonio Conte.

Prej ditësh flitej shkarkimi i italianit por vetëm mbrëmjen e së dielës ka ardhur dhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit.

Vendin e Contes në drejtimin e skuadrës do ta marrë ndihmësi i tij i parë, Cristian Stellini.

Largimi i parakohshëm i Contes lidhet me shpërthimin e italianit pas ndeshjes me Southampton, ku akuzoi futbollistët e tij, por edhe klubin, për sjellje joprofesionale.

Conte mori drejtimin e Tottenhamit në dimrin e 2021-shit dhe firmosi kontratë të vlefshme deri në qershor të këtij viti, por rezultatet nuk ishin ato të pritshmet dhe palët kishin vendosur të mos rinovojnë.