Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Agresioni kriminal ndaj TCH dhe vrasja e rojës kërkojnë përgjigje nga agjencitë e zbatimit të ligjit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e rojës te Top Channel, duke e quajtur një agresion kriminal ndaj televizionit.

Rama pasi ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimës, ka kërkuar përgjigje të qartë nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”-shkruan Rama në Twitter.