Vendosni fjalën kyçe....

Banorët në Dardhë shkulën gardhin e hidrocentralit, bashkia pastron mbetjet (Video)


Një ditë pasi banorët e Dardhës në Librazhd rrëzuan gardhin që kishte bllokuar burimin e ujit, bashkia ndërhyri për të pastruar mbetjet, ndërsa banorët vijojnë të denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të vaditjes prej muajsh.

Banorët thonë se ndërhyrja e tyre erdhi pas ankesave të përsëritura dhe moszgjidhjes nga institucionet, duke kërkuar respektim të marrëveshjeve për aksesin në ujë.

Banorët rrëzuan gardhin një ditë më parë pas ankesave të përsëritura për mungesë uji prej më shumë se gjashtë muajsh. Ata kanë pohuar se rrethimi me tela i vendosur nga hidrocentrali i ka penguar të shkojnë te burimi i fshatit.