Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi te TCH, reagon Meta: Krimi mori sërish një jetë të pafajshme


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmin te Top Channel që mori jetën e rojës private të godinës.

Meta shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës dhe thekson se krimi mori sërish jetën e një personi të pafajshëm.

Kreu i PL-së kërkon që epoka e krimit të marrë fund dhe sipas tij kjo do ndodhë së shpejti.

Ndryshe nga Presidenti Begaj dhe Kryeministri Rama, në reagimin e tij Meta nuk e ka cilësuar ngjarjen si sulm ndaj medias.

Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.

Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.

Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!”-shkruan Meta.