Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli vret 12 palestinezë në sulmet ajrore në Rafah, përfshirë 6 fëmijë


Raportohet se 12 palestinezë përfshirë 6 fëmijë humbën jetën në sulmet ajrore që avionët luftarak izraelitë kryen në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë palestineze të lajmeve WAFA thuhet se në sulm u plagosën gjithashtu edhe dhjetëra palestinezë të tjerë.

Në sulmin e kryer në qytetin Rafah raportohet se humbën jetën 12 persona, përfshirë 6 fëmijë, të cilët jetonin në lagjen Az-Zuhur dhe të cilët i përkisnin familjes Harb.

Ndërkohë nuk janë dhënë informacione lidhur m identitetin e palestinezëve që kanë humbur jetën.

Forcat izraelite njoftuan se krahas qytetit Rafah kanë bombarduar zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite, gjithashtu ka kryer goditje intensive me artileri ndaj qytetit Khan Jounis në jug dhe rajonit Jabalia në veri të Gazës.