Vendosni fjalën kyçe....

“Transport publik falas”-Këlliçi shpjegon se ku do gjenden paratë: Zë vetëm 6.8% të buxhetit të Bashkisë


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka shpjeguar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, premtimin e tij ambicion për transport publik falas për qytetarët e Tiranës.

Këlliçi tregoi sipas tij se ku do të gjendeshin paratë për këtë premtim që edhe në disa vende më të zhvilluara të botës nuk është arritur.

Këlliçi theksoi se transporti i kushton buxhetit të Tiranës vetëm 6.8% të tij.

Ky premtim që unë kam dhënë, i cili prek 200 mijë qytetarë në ditë, në ditë në Tiranë, i kushton buxhetit të bashkisë Tiranës pas 14 majit, kur të bëhet falas, 16,5 milionë euro në vit! Gjithë vitin. Në një buxhet bashkie që është 240 milionë euro. Pra, 6,8% të buxhetit kushton ky premtim,” tha ai.