Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në aksin Laç-Mamurras, humb jetën një person, plagoset një tjetër


Një person ka humbur jetën, teksa është plagosur një tjetër si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Kurbin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras ku mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK doli nga rruga, njofton policia.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.