Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërohet në polici miku i Habib Rexhës, dyshohet se e ndihmoi të largohej pas vrasjes së Arjan Gosës


Policia ka shoqëruar mikun e Habib Rexhës që dyshohet se e ndihmoi për tu larguar pas vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë.

Policia ka shoqëruar shtetasin Ervis Kurti, i cili do të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arjan Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.

Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.