Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Kurbini: Kandidatët e Ramës janë për burg, në 8 vite Shqipëria ka njohur vetëm rrënim


Kreu i Partisë Demokratike nga Kurbini, ku prezantoi kandidatin Behar Haxhia për kryetar të kësaj bashkie në zgjedhjet e 14 majit, akuzoi kandidatët e PS se janë për burg pasi kanë “vjedhur ditë e natë”.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se për faj të keqqeverisjes, Shqipëria ka një varfërim në rritje dhe më shumë se 1/3 e banorëve janë larguar nga vendi.

“Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë me kandidatët e tjerë të cilët kanë dy tipare sëpari ku ti prekësh janë për arrestime dhe për burgje se kanë vjedh ditë e natë këtë e faktojnë vetë zhvillimet, së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje me bazën socialiste apo PS, Edi Rama përqendroi në dorë të tij të gjitha pushtetet ka përzënë votën, Shqipëria këto 8 vite ka një rrokullisje të jashtëzakonshme një shkretëtim që se ka njohur kurrë në historinë e saj ka një varfërim në rritje, një mungesë rendi, një shkatërrim të shërbimeve, nuk ka drejtësi ajo që quhet drejtësi sot është një seksion i partisë së Edi Ramës. Të gjithë këto përbëjë një dramë të vërtetë dhe ka një rezultat largimin masiv nga Shqipëria në 8 vite u larguan më shumë se 1/3 e banorëve. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve por më shumë se 1/3 e mjekëve. Mjeku në Kosovë merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri.

Taksat që paguajnë qytetarët në çdo gjë që blejnë janë për të mbajtur administratë dhe pastaj për shpërblimin e qytetarit. Këto 8 vite nuk u rritën rrogat por secili rrogëtar me rrogën që merr sot vlen 30% më pak se sa blinte në vitin 2013 se në sistemin që jetojmë rritja e çmimeve është fenomen natyral i tregut dhe nga kjo rritje kjo kërkon rritje të rrogave dhe pensioneve, kjo rritje nuk mund të shndërrohet në varfërim. Ka marrë borxh 5 miliard euro çdo shtet kur bën planin llogarit të ardhurat dhe kur ato nuk i dalin thotë do marr dhe kaq borxh ky ka marrë borxh 5 miliard euro”, tha Berisha.