Vendosni fjalën kyçe....

Sulltan Novruzi, bektashinjtë kremtojnë sot festën më të rëndësishme


Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e imam Aliut.

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e imam Aliut.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.