Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje në një burg në Ekuador, dhjetëra viktima dhe mbi 100 të arratisur

Më shumë se 100 të burgosur u arratisën gjatë trazirave dhe përleshjeve në një burg të Ekuadorit.

Është konstatuar se shumë të burgosur janë arratisur nga burgu gjatë trazirave dhe përplasjeve që nisën mëngjesin e djeshëm në burgun Bellavista në qytetin Santo Domingo de los Tsachilas.

Prokuroria në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter tha se: “Janë 43 të burgosur që kanë vdekur deri më tani, hetimet vazhdojnë. Në orët e fundit të kryengritjes, më shumë se 100 të burgosur u zbuluan se janë zhdukur”.

Ministri i Brendshëm, Patricio Castillo tha se falë masave të forcave të sigurisë u parandalua arratisja e 112 të burgosurve dhe se u nis puna për kapjen e të arratisurve.