Vendosni fjalën kyçe....

SHBA 2023, shkolla fillore në Alabama prezanton një dhomë të sigurt antiplumb për të mbrojtur nxënësit nga të shtënat (Video)


Një shkollë fillore në Alabama ka prezantuar dy dhoma të sigurta kundër plumbave që mund të zhvendosen shpejt për të ndihmuar në mbrojtjen e nxënësve nga të shtënat masive. Shkolla fillore ‘West’ në Cullman instaloi dhomat antiplumb 60,000 dollarëshe brenda dy klasave, rasti i parë ndonjëherë në SHBA.

Muri balistik është projektuar që të veprojë si një tabelë e bardhë ku shkruhet në rastet kur nuk vendoset, duke u shtrirë në mure. Megjithatë, gjatë të shtënave masive, ajo mund të tërhiqet nga muri brenda 10 sekondave. Ajo është e pajisur me një derë pa dorezë, për të mbrojtur nxënësit nga një gjuajtës që hyn në dhomën e vogël të sigurisë nga jashtë dhe mund të mbyllet nga brenda.

Produkti origjinal ishte projektuar si strehë balistike për ushtrinë, por pas të shtënave në Uvalde në Teksas – ku 19 fëmijë dhe dy mësues u qëlluan për vdekje nga 18-vjeëari Salvador Ramos, Kevin Thomas dhe kompania e tij KT Security Solutions e zhvendosën fokusin te nxënësit e shkollës, shkruan Daily Mail.

Hapësira ofron mbrojtje deri në Nivelin 3 të nivelit të mbrojtjes. Një Nivel 3 i mbrojtjes mund të ndalojë një plumb pushke. Ka vetëm një nivel mbi të, Niveli 4, i cili mund të ndalojë një plumb të qitur nga një pushkë blindshpuese.

Produkti vjen pasi gjithnjë e më shumë persona po zgjedhin të përdorin pushkë sulmi në sulmet e tyre, megjithëse armët e dorës mbeten ende më të përdorshmet. Alabama ka pasur 42 të shtëna në shkolla që nga viti 1970, sipas World Population Review.

Dhe shteti ka raportuar rritjen më të madhe të kërcënimeve, zënkave, armëve dhe drogës që nga viti shkollor 2021-22, sipas Laboratorit të Arsimit në Alabama.