Vendosni fjalën kyçe....

PL: Bashkia Kamëz ka shkelur ligjin në 34 prokurime, institucionet e drejtësisë të marrin masa të menjëhershme


Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë Faik Basha përmes një deklarate për mediat ka thënë se është fakt skandaloz që tenderat vazhdojnë t’u jepen klientëve të rilindjes duke shkelur çdo ligj.

Sipas tij kjo situatë është parë qartë në 34 prokurime të Bashkisë së Kamzës, që rezultojnë me shkelje ligji, ndërsa shtoi se kryerja e tenderave me shkelje ligjore është bërë një proces i zakonshëm, në Bashkinë e Kamzës, siç dëshmohet edhe nga tenderi më i fundit nga Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz.

Nëpërmjet Partisë së Lirisë, ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të marrin masa të menjëhershme për hetimin e kësaj situate, për të vënë para përgjegjësisë autorët e kësaj masakre financiare.

Deklarata e plotë:

Grabitja nga rilindja e parave të taksave vazhdon pa u ndalur në Bashkinë e Kamzës.

Është fakt skandaloz që tenderat vazhdojnë t’u jepen klientëve të rilindjes duke shkelur çdo ligj duke i trajtuar taksat e shqiptarëve si një plaçkë tregu.

Kjo situatë është parë qartë në 34 prokurime të Bashkisë së Kamzës, që rezultojnë me shkelje ligji.

Kryerja e tenderave me shkelje ligjore është bërë një proces i zakonshëm, në Bashkinë e Kamzës, siç dëshmohet edhe nga tenderi më i fundit nga Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz.

Sipas “Openprocurement”, fakti shqetësues për të gjithë tenderat e fituar në këtë bashki, lidhet me skualifikimet e të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, duke përmendur tenderin me vlerën më të lartë të prokuruar nga Bashkia Kamëz, atë për ndërtimin e rrugës së Frutikulturës, e cila kushton 85 milionë e 270 mijë lekë dhe tenderin e ndërtimit të Rikualifikimit Urban të rrugës “Kujtesa”, i cili kushtoi 78 milionë lekë, për të cilin ndër 12 garues, u skualifikuan të gjithë, përveç fituesit.

Po e njëjta gjë ka ndodhur në tenderin e ndërtimit të rrugës Babrru Shpat, pasi gjithashtu, edhe për të, të gjithë pjesëmarrësit në konkurs u skualifikuan me përjashtim të kompanisë fituese, e cila ka ofruar shërbimin e saj me një vlerë shumë afër limitit të Bashkisë, konkretisht 64 milionë lekë.

Kjo metodologji korruptive dhe e përsëritur, jo vetëm në Bashkinë Kamëz, është batërdi me fondet publike dhe i trajton ato si kuleta e Kryetarit të Bashkisë duke shkelur haptas ligjin

Qytetarët e Kamzës kanë të drejtë absolute për llogaridhënie dhe transparencë, për të gjitha proceset e prokurimit publik nga Bashkia Kamëz.

Partia e Lirisë, u bën thirrje Institucioneve të drejtësisë të marrin masa të menjëhershme për hetimin e kësaj situate, për të vënë para përgjegjësisë autorët e kësaj masakre financiare, të cilët nëpërmjet taksave të qytetarëve kënaqin orekset e klientëve të rilindjes.

14 maji do të jetë dita kur do t’i jepet fund grabitjes së fondeve publike që janë djersa dhe mundi i taksave të qytetarëve të ndershëm dhe dita kur Bashkia do t’u kthehet qytetarëve që do të dëgjohen dhe do të kërkojnë llogari.