Vendosni fjalën kyçe....

Bechetti thote se fitoi përfundimisht gjyqin, por Rama e mohon


Qeveria shqiptare e ka humbur përfundimisht betejën me televizionin Agon Channel dhe biznesmenit italian Francesco Beccehett, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të Becchetti-t duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët. Megjithatë kryeministri Rama e ka mohuar këtë pretendim.

Ai shkruan në Twitter se çështja e Beketit del para çdo fushate zgjedhore i ka marrë 100 milionë euro Shqipërisë edhe pse rezulton i dënuar me 16 vite burg për mashtrim.

Rama ironizon opozitën duke shtuar se shokët e tij humbin zgjedhjet dhe përsërisin më pas të njëjtën gjë në fushatën e ardhshme zgjedhore.

“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!? – shkruan Rama.

Sipas vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashmë dhe duhet t’i paguajë Becchettit 108 mln euro, pa shtuar këtu edhe 8 milionë dollarë shpenzime gjyqësore.

Vendimi është marrë më 29 mars, ndërsa trupa arbitrazhit përbëhej nga tre gjyqtarë, amerikane Grant Hanessian kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës.

Më herët autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare.

Por tashmë Qeveria shqiptare është rrëzuar në të gjitha kërkesat e saj. Vendimin e lënë në fuqi dhënë po nga qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve i jepte të drejtë pretendimeve të biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe familjarëve të tij në biznes, në padinë e ngritur prej tij kundër Shtetit Shqiptar, duke gjetur se “pala përgjegjëse shpronësoi në mënyrë të paligjshme interesat e paditësve në kompaninë mediatike shqiptare Agon Set sh.p.k (“Agonset”). Në vendim thuhet se për Francesco Becchetti dhe 2 ortakët e tij do të përfitojnë si dëmshpërblim duke llogaritur interesat rreth 108 milionë dollarëve.

Mauro De Renzis do marrë 46,7 milion euro, Stefania Grigolo rreth 11,7 milionë euro dhe Francesco Becchetti 41 milionë euro. Vendimit i janë shtuar edhe rreth 8 milion dollar të tjerë janë shpenzime gjyqësore, ekspertë dhe dëshmitarë ndërsa mbi 600 mijë dollarë të tjera kushton arbitrazhi parë dhe 145 mijë dollarë shqyrtimi i dytë.

Përveç veprimeve konkrete që kanë bërë autoritetet shqiptare për mbylljen e Agon Channel, arbitrazhi ndërkombëtar ka administruar si prova dhe deklaratat publike të kryeministrit Rama kundrejt biznesmenit italian Francesco Becchetti, që i cilësonte paratë e investitorit italian si të pista.