Vendosni fjalën kyçe....

“Çast bashkimi për demokratët” – Këlliçi thotë se listën për Këshillin bashkiak do e kryesojë Alimehmeti


Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14majit Belind Këlliçi, pohoi mbrëmjen e sotme se Ilir Alimehmeti do kryesojë listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak.

Ai e bëri deklaratën në emisionin’Publikisht’ në TVSH ku theksoi se ky është një çast bashkimi për demokratët duke nënvizuar se ai dhe Alimehmeti kanë dhënë shembullin e tyre domethënës.

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte rivali i Këlliçit në primaret e organizuara në PD nga grupi i Berishës.

Por pas daljes në balotazh ai u tërhoq nga gara duke i hapur rrugën zyrtarizimit të Këlliçit si kandidati zyrtar i opozitës në zgjedhjet e 14 majit.