Vendosni fjalën kyçe....

Greqia kundër testimeve masive të popullsisë


Shoqata Kombëtare Farmaceutike në Greqi është pozicionuar kundër testimeve masive për Covid -19, duke theksuar se në fazën që ndodhet aktualisht koronavirusi, farmacistët nuk duhet të bëjnë furnizime me teste diagnostikuese.

Shoqata përmend faktin se po qarkullojnë shumë teste false pozitive apo false negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, ndaj edhe nuk sugjerohen testet masive por ato molekulare në laborator për ata qytetare qe kane simptoma.

Një rezultat pozitiv mund të jetë i rremë për shkak të ekspozimit ndaj viruseve të tjerë të familjes së koronavirusit që janë të zakonshëm çdo vit dhe shkaktojnë ftohje. Nga ana tjetër, një rezultat negativ në fazën akute të sëmundjes te një person asimptomatik ose me simptoma të lehta mund të japë mesazhin e gabuar, se ai person është mirë. Pra, që nuk është i infektuar me virusin, gjë që sjellë veprime të papërgjegjshme nga ana e personit. Realiteti mund të jetë ndryshe, pasi një person mund të jetë i infektuar pavarësisht se testi del negativ, sidomos në fazën akute të sëmundjes”- thuhet në komunikatë.