Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Lefter Allën e larguan se donte të kandidonte prapë, për firmën e kryebashkiakut të Fierit burgosen vartësit


Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të tij për bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e 14 majit komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, nga SPAK me dyshime për abuzim me një tender rreth 2 milionë euro.

Ai e cilësoi Allën si “narkomanin e Bulqizës”, ndërsa tregoi se ai u arrestua për shkak se nuk donte të largohej dhe se donte të kandidonte prapë.

Arrestuan për një tender 2 milion euro narkomanin e Bulqizës, e arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ia mbanin dosjen. Ja ku e keni, kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall truall për të vjedhur, burgosen vartësit dhe jo kryesori”, deklaroi Berisha.