Vendosni fjalën kyçe....

“Jam në shtëpi” – Reagon kandidati për mandatin e Luçiano Boçit pas lajmit për aksidentin


Ish-kandidati për deputet i PD-së në Elbasan, që pritet të marrë mandatin e Luçiano Boçit, Qani Xhafa, ka reaguar pas lajmit të djeshëm se ishte ndaluar nga policia pas një aksidenti me makinë.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan se ndodhet në shtëpi e në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përshëndetje të gjithëve! Duke marrë shkas nga lajmet që qarkullojnë në portale dhe nga mesazhet që më keni dërguar Ju informoj se ndodhem në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore! Ju falënderoj për interesimin dhe Ju uroj gjithashtu Gëzuar Ditën e Verës!” – shkruan Xhafa.

Dje u raportua se Xhafa në gjendje të dehur ishte përplasur me trafikndarësen në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan e pas kësaj ishte ndaluar nga policia.