Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të rinjtë do jenë zërat e fuqishëm në Këshillat Bashkiakë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke ndarë momente nga takimi me të rinjtë shprehet se Shqipëria u përket të rinjve.

Meta shkruan se të rinjtë do të jenë zërat e fuqishëm në Këshillat Bashkiakë për të drejtat, liritë dhe për të ardhmen e tyre.

“Ne duam një Shqipëri që u përket të rinjve!

Ne nuk duam një Shqipëri që braktiset nga të rinjtë!

Prandaj kemi vendosur t’i mbështesim dhe t’u japim fuqinë që meritojnë.

Në Tiranë, në Fier, në Lushnje dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë do të jenë zërat e fuqishëm në Këshillat Bashkiakë për të drejtat, liritë dhe për të ardhmen e tyre”-shkruan Meta.