Vendosni fjalën kyçe....

E vlerësoi për filmin e nominuar për Oscar, reagimi i gazetares Jetona Koçibelli ripostohet nga regjisori i famshëm


Në edicionin e 95 të Çmimeve Oscar filmi “Everything Everywhere All At Once“ ishte filmi që rrëmbeu çmimin më të rëndësishëm të natës.

Megjithatë filma të tjerë u lakuan si “All Quiet on the Western Front”, “The Banshees of Inisherin”, “The Ëhale” etj.

Protagonisti i filmit “The Whale”, Brendan Fraser mori dhe çmimin si “Aktori më i mirë” i vitit 2023.

Një film i realizuar nga regjisori i famshëm Darren Aronofsky, që flet për jetën e vështirë të një mësuesi obez të është izoluar nga shoqëria.

Vlerësimi i bërë nga gazetarja e Top Channel që drejton emisionin “Artkand”, Jetona Koçibelli, nëpërmjet një postimi në Instagram, për regjisorin e famshëm nuk nuk shpëtoi jashtë vëmendjes së Aronofsky-it.

Regjistori i cili njihet për filmat si “Requiem for a dream”, “Noah”, “Black Swan” etj ripostuar story-n e gazetares.