Policia në Portin e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Në pranga kanë rënë Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi.
Pas dyshimeve se kishin qëllim të dilnin jashtë Shqipërisë me dokumente të rreme, ndaj tre të arrestuarve u kryen kontrolle më të detajuara të cilat provuan se dyshimet ishin të vërteta.
Ndaj tyre rëndon akuzat për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.