Vendosni fjalën kyçe....

Projektbuxheti 2024, Rama tur takimesh në të gjithë vendin


Kryeministri Edi Rama në ditët në vijim pritet që të nisë një tur në të gjitha qarqet e vendit, ku qëllimi i këtij turi do të jetë prezantimi i projektbuxhetit 2024.

Turin e takimeve Rama do ta nisë nga qyteti i Fierit që prej kësaj jave, ditën e enjte ose të premten.

Rama shtyu Kongresin e parashikuar për më 6 nëntor për në fillim të dhjetorit pasi kërkoi vëmendje maksimale nga të gjithë për buxhetin 2024.

Projektbuxheti i vitit 2024 është parashikuar 7 miliardë euro. Fokusi për vitin që vjen do të jetë tek pagat e administratës, indeksimi i pensioneve, avancimi i rindërtimit dhe ulja e borxhit publik nën 60%.