Vendosni fjalën kyçe....

Sefa thirrje Celibashit: Po cënon PD-në dhe po shkel afatet proceduriale të përcaktuara


Përfaqësuesi ligjor i PD-së Alibeajt, Indrit Sefa ka hedhur akuza ndaj kreut të KQZ, duke thënë se  Ilirjan Celibashi po cënon PD dhe po shkel afatet proceduriale të përcaktuara, ndaj i kërkon të merret në shqyrtim kërkesa për regjistrim në zgjedhje.

Sefa tha se vendimi i KAS konfirmoi që duhet të merret vendim përfundimtar për regjistrimin e PD në zgjedhje, duke shtuar se çdo moment që kalon është në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kodit Zgjedhor.

Vendimi konfirmoi pretendimin tonë që Komisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë afat përfundimtar. Komisioneri duhet të merrte vendim përfundimtar për të regjistruar PD në zgjedhje. Është në shkelje të afateve dhe ka bërë shpërdorim detyre. Komisioneri po cënon PD dhe po shkel afatet proceduriale të përcaktuara. I bëj thirrje komisionarit që në një kohë sa më të shkurtër të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për tu regjistruar. Çdo moment që kalon është në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kodit Zgjedhor. Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, është larg procedurës, ka bërë ndërhyrje në përcaktimin e rezultatit. I bëj thirrje që të marrë në konsideratë kërkesën e PD. Kjo është vendimmarrja e KAS, komisioneri ka disa orë që e ka në tavolinë dhe duhet të marrë masa të menjëhershme.

Unë si përfaqësues ligjor i PD s’kam ende njoftim zyrtar. Komisioneri duhet të na dërgojë rendin e ditës. Qëndrimi jonë është i qartë, kemi dërguar që dokumentacioni është i plotë dhe duhet të jetë bazë për regjistrimin e PD. Interpretimet janë personale. Vendimmarrja e komisionerit tregon se s’ka bazë ligjore për pretendimet ligjore. Unë flas zyrtarisht me KQZ, s’është çështje e individit por si kryetar partie. Ka praktika të ngjashme që e referojnë këtë pjesë”, tha Sefa.