Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kam vendosur një vijë të kuqe me të gjithë, nuk ka asgjë që e kthen pas PL-në


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Partinë e Lirisë nuk ka asgjë që e kthen pas në rrugën drejt fitores.

Në një postim në Facebook, Meta, duke iu referuar vetes shkruan se ai vet ka vendosur vijë të kuqe me të gjithë dhe nuk ka asgjë që e kthen pas.

Meta shkruan se koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën se i blinte lidershipin ka mbaruar.

 ‘Ilir Meta ka vendosur një vijë të kuqe me të gjithë: Nuk ka asgjë që e kthen pas, Partinë e Lirisë në radhë të parë, por besoj edhe të gjithë opozitën e vërtetë nga 14 Maji. Iku koha kur Edi Rama bënte zgjedhje pa opozitën sepse blinte lidershipin e saj. Iku koha kur Edi Rama e trukonte rezultatin e ndeshjes, siç e kishte trukuar ndeshjen e 25 Prillit prej kohësh. Tani beteja është e vërtetë dhe tani drejt 14 Majit, gjithë Partia e Lirisë, gjithë opozitarët e vërtetë. Dhe do të jemi aty, jo vetëm për të hedhur votën, por derisa të numërohet vota e fundit, edhe të festojmë rikthimin e demokracisë, të llogaridhënies dhe të pluralizmit politik në nivel vendor, por edhe kombëtar’. shkruan Meta.