Vendosni fjalën kyçe....

Mediat greke: Greqia dhe Shqipëria të gatshme për të shpejtuar procesin në Hagë për ndarjen e kufijve detare


Greqia dhe Shqipëria janë gati të përshpejtojnë negociatat për një marrëveshje arbitrazhi për arritjen e një zgjidhje mbi caktimin e zonave përkatëse detare përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, raporton Ekathimerini.

Çështja u diskutua midis dy udhëheqësve (Rama-Mitsotakis) përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel të hënën, ku Kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë në kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Burime qeveritare thanë se Rama falënderoi Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

Mitsotakis përsëriti gjithashtu “interesin e palëkundur të Greqisë për minoritetin grek etnik në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit”, tha zyra e tij në një njoftim për shtyp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *