Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku makina ka përplasur për vdekje një qytetar që po lëvizte në këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Lumalas, ku drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Aksi rrugor, Korçë-Maliq ku ka ndodhur aksidenti, paraqitet si shumë problematik si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe kushteve të vështira të rrugës.