Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 7-vjeçaren në Shëngjin, shoqërohet në polici shoferi


 

 

 

Një 7-vjeçare ka mbetur  e plagosur pasi u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën në Shëngjin.

Mësohet se 7-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se aksidenti ndodhe në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe se pas këtij aksidenti shoferi është shoqëruar në polici.